Banorët e Big Brother bëhen bashkë për Tan Brahimin. Ja basti që duhet të fitojnë me Vëllain e Madh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka asnjë dyshim që ky edicion i dytë i Big Brother VIP Albania do të mbahet mend shumë gjatë nga të gjithë ndjekësit, jo vetëm për debatet, ofendimet, lojërat e dashuritë e lindura brenda shtëpisë, por edhe për zarfat që kanë mbërritur brenda shtëpisë.

Ditën e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur të surprizojë banorët me një zarf të bardhë. Ata nuk duruan aspak, teksa vendosën menjëherë ta hapin dhe të shohin se çfarë shkruhej në të dhe pasi e hapën, ata zbuluan një propozim të dhënë nga Vëllai i Madh.

Ky propozim konsistonte në një pakt mes tyre dhe Vëllait të Madh, i cili i propozonte që të flinin një natë jashtë dhe nëse kjo sfidë do të realizohet me sukses, atëherë do të ketë edhe një surprizë në vijim për Tan Brahimin, aktorin e njohur shkodran.

Banorët e pranuan pa një e pa dy sfidën dhe propozimin e Vëllait të Madh, teksa pritet të shohim nëse ata do ta realizojnë me sukses dhe çfarë surprize është përgatitur për Tanin.

You may also like