Bangladeshi heq vizat për zyrtarët shtetërorë dhe diplomatik të Kosovës

by admin
Spread the love

Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, së bashku me z. Masud Bin Momen, Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, zhvilluam konsultimet politike në mes të dy Ministrive tona të Jashtme. E njoftova delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Poashtu, përgëzova arritjet dhe progresin e shtetit të Bangladeshit”.

Gjatë takimit u diskutua për një sërë marrëveshjesh si ajo për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal.Reklama

Ahmeti ka falënderuar shtetin e Bangladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Ndërsa, pas takimit së bashku me z.Momen nënshkruam Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare”, thuhet tutje në njoftimin e Ahmetit.

You may also like