BANGKOK – Lavrov: Asnjë ofertë për bisedime nga SHBA për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BANGKOK, 3 gusht /ATSH-DPA/ – SHBA nuk ka ofruar ende ndonjë takim të ri për kontrollin e armëve bërthamore, sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ata nuk kanë propozuar as të rifillojnë këto bisedime”, tha Lavrov gjatë një vizite në Mianmar.

Çështja është një zëvendësim për traktatin e ri START të çarmatimit, e vetmja marrëveshje e madhe e mbetur e kontrollit të armëve midis SHBA-së dhe Rusisë.

Traktati kufizon arsenalet bërthamore të të dy vendeve në 800 sisteme shpërndarjeje dhe 1 550 koka operative bërthamore secila.

Në shkurt 2021, presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord për një zgjatje të New START.

Më herët, gjatë javës filloi një konferencë njëmujore e OKB-së për të rishikuar Traktatin mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Biden tha në konferencën e OKB-së se administrata e tij ishte e gatshme të negocionte “në mënyrë të shpejtë” për një kornizë të re të kontrollit të armëve për të zëvendësuar traktatin e ri START kur të skadojë në vitin 2026.

“Por, negociatat kërkojnë një partner të gatshëm që vepron në mirëbesim”, theksoi Biden.

”Dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një sulm mbi gurët e themelit të rendit ndërkombëtar”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like