“Banda të organizuara” – Berna paralajmëron për lypës nga Europa Lindore

by admin
Spread the love

Gjatë sezonit të Krishtlindjeve, nëpër qytetet zvicerane ka më shumë lypsa. Këtë vit, në qytetin e Bernës ka më shumë banda nga Europa Lindore

Aktualisht, në qytetin e Bernës ka më shumë lypës nga Europa Lindore. Kjo është e zakonshme në prag të Krishtlindjeve, siç shkruan qyteti i Bernës në një deklaratë për shtyp, transmeton portali Shtegu. Lypësit kryesisht futen me kontrabandë në Zvicër nga bandat me një strukturë të rreptë hierarkike. Nga paratë që marrin këta individë, përfundimisht përfitojnë bandat e tyre.

“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një qëllim i deklaruar politik. Lypja e organizuar e bandave është një formë e saj dhe kjo është arsyeja pse ne po marrim masa kundër saj”, thotë Reto Nause, drejtor i Sigurisë i Qytetit të Bernës. Për këtë arsye Drejtoria për Siguri, Mjedis dhe Energji i bën thirrje popullatës që të mos u japin para lypsarëve nga Europa Lindore.

Batanije në karroca për të nxitur keqardhje

Në parim, lypja nuk është e ndaluar në qytetin e Bernës. Policia e emigracionit, e cila kryen kontrolle të rregullta, fundjavën e kaluar kontrolloi gjithsej 16 të huaj që lypin para. Këta njerëz u takuan, biseduan me njëri-tjetrin dhe më në fund u pozicionuan në vende të ndryshme të qytetit. Ata gjithashtu mbushën karrocat me batanije për të ngjallur simpatinë e kalimtarëve. Shërbimet e urgjencës morën masa sipas Ligjit të imigracionit për gjashtë persona.

You may also like