Balluku këshillon qytetarët: Ja me sa gradë duhet t’i lani rrobat në lavatriçe që të kurseni energji

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në kushtet e një krize energjitike dhe në vjeshtë pritet përkeqësimi i saj, ministrja Belinda Balluku ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Balluku i këshillon qytetarët që të kursejnë energjinë. Në videon jepen rekomandime sesi të përdoret lavatriçja. Këshillat përfshijnë që të përdoret sa më pak gjatë javës dhe rrobat të lahen me 30 gradë. “Kursejmë energjinë që ta kemi!” shkruan Balluku.

Çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivele rekord gjatë së hënës në bursë. Një megavator është shitur deri në 800 euro në orare piku duke regjistruar rritje drastike.

You may also like