Ballkani zgjat dorën drejt titullit, fiton në tavolinë sfidën ndaj Ulpianës

by admin
Spread the love

Komisioni i Garave i FFK-së ka pranuar ankesën e Ballkanit për parregullsi nga skuadra e Ulpianës (aktivizimin e një lojtari që nuk ishte në protokoll) dhe ka vendosur që ti japë fitoren në tavolinë 3-0 skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja (kujtojmë që ndeshja përfundoi 1-1).

Pas këtij trepikëshi Ballkani konsolidon pozitat në krye të Superligës kosovare dhe ngjitet në kuotën e 66 pikëve.

Skuadra e teknikut Daja i afrohet akoma më shumë titullit të parë në histori, sepse kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundit i kampionatit, diferenca me Dritën e vendit të dytë ka shkuar në 11 pikë. / Oversport.tv

Foto: FC Ballkani Facebook

You may also like