Ballkani pëson humbje dhe eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ballkani është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Zalgiris, me rezultat të përgjithshëm 1-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Lins të Lituanisë, 90 minutat e parë nuk dhuruan gola, dhe ndeshja shkoi në vazhdime, transmeton Klankosova.tv.

Në vazhdime, në minutën e 96-të, Zalgirisit ia dhuroi fitoren Mathias Oyewusi.

Ballkani kishte dy mundësi të arta në fund të ndeshjes, por që nuk arriti t’i konkretizojë.

Skuadra nga Suhareka garat tani do t’i vazhdojë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.


FT: Zalgiris-Ballkani 2-1

120′ Përfundon ndeshja, Zalgiris kalon në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

115’ Ka përfunduar shtesa e parë në kuadër të vazhdimeve, Zalgiris arriti të kalojë në epërsi me Mathias Oyewusin. Për Ballkanin janë edhe 15 minuta shpresë.

96’ Zalgiris ka kaluar në epërsi kundër Ballkanit, golin e shënoi Mathias Oyewusi.

90′ Ka përfunduar koha e rregullt, fituesi do të përcaktohet përgjatë kohës shtesë.

85′ Zalgiris, kurrsesi të kalojë në epërsi, dy mundësi të arta, por që nuk arriti t’i konkretizojë, madje Renan humbi rastin vetëm ta dërgojë topin në portë.

71′ Maniq me një goditje fantastike, por Stivi Frashëri në vend.

69′ Pjesa e dytë ka filluar qetë nga dy ekipet, pa ndonjë rast për t’u përmendur, vlen të theksohet se po bëhet luftë e fortë në mesfushë.

60′ Ka kaluar një orë lojë, por që ende po mungojnë golat në stadiumin “LFF.

46’ Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin “LFF, në Lituani, ku Ballkani do të synojë të kualifikohet tutje, dy skuadrat nuk kanë bërë asnjë ndryshim.

45’ Ka përfunduar pjesa e parë në mes Ballkanit dhe Zalgirisit, dy skuadrat kishin rastet e tyre gjatë kësaj pjese, por që nuk arritën t’i konkretizonin mundësit që kishin.

34′ Ermal Krasniqi ka humbur një rast të 100 përqind, pasi goditjen e tij e priti portieri.

30’ Gjysmë ore ka kaluar në stadiumin “LFF”, me dy skuadrat që janë duke kërkuar golin e epërsisë, Zalgiris ishte më kërkues përgjatë këtyre minutave, me dy apo tri raste të shpërdorura.

21′ Petar Mamiq është lojtari i parë që është ndëshkuar me karton të verdhë.

14′ Edvin Kuc provoi me një goditje të fortë, por që portieri i Zalgiris ishte në vend.

7’ Zalgiris me rastin e parë serioz në ndeshje, por topi përfundoi jashtë portës.

1′ Ka filluar ndeshja në stadiumin “LFF stadium”.

You may also like