Ballkani Perëndimor pikë e ndjeshme – NATO dhe BE të kenë kujdes – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka mbajtur fjalim në panelin “Në mbrojtje të Evropës” ku janë prononcuar edhe Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda, I Lituanisë – Gitanas Nauseda, Ministri I Jashtëm I Spanjës – Hoze Manuel Alvarez Bueno dhe liderja e forcave Demokratike të Bjellorusisë – Svetlana Tihanovskaja.

Në fjalimin e tij, sic percjell KlanM, Presidenti Pendarovski, ka theksuar se edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë është e domosdoshme të mirëmbahet uniteti dhe solidariteti evropian dhe transatlantik dhe nëse dikush u kthehet interesave nacionale, kjo do të jetë e vështirë për tu mbajtur.

Pendarovski, sic njofton KlanM, ka thënë se denokracitë duhet të jenë bashkë dhe të luftojnë për të ruajtur vlerat demokratike, për shkak se, në të kundërtën do të mbizotërojnë regjimet autokratike dhe diktatoriale.

I pyetur për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Pendarovski, sic percjell KlanM, ka potencuar se në rajon ka dy pika të ndjeshme – Republika Srpska dhe veriu i Kosovës, ku ka përpjekje për cënimin e integritetit të këtyre dy vendeve.

Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se pika e ndjeshme në arqitekturën evropiane të sigurisë, jashtë Ukrainës, është Ballkani Perëndimor dhe se NATO-ja dhe BE-ja duhet të kenë vëmendje për këtë. /KlanMacedonia/

You may also like