Ballkani merr pozitën e liderit, kështu duket tabela në Superligë pas ndeshjeve të sotme

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja u zhvillua në Merdare, aty ku Llapi dhe Gjilani u ndanë baras (0-0).

Ballkani shënoi fitore minimale 1-0 në udhëtim te Feronikeli, teksa Malisheva fitoi si vendase 2-0 ndaj Drenicës.

Ballkani pas fitores së sotme, ka marrë sërish pozitën e liderit në tabelë, teksa Gjilani tani renditet i dyti.

Kurse, Llapi sërish ka vazhduar ngjitjen në renditje dhe tani renditet i treti me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita si e katërta. Por, ”Intelektualët” janë me një lojë më pak.

Tabela në Superligë pas ndeshjeve të zhvilluara sot:

You may also like