Ballkani luan “tenis” me Feronikelin, Prishtina likuidon Ulpianën

by admin
Spread the love

Ballkani nuk është kursyer kundër Feronikelit. Skuadra e Ilir Dajës është rikthyer te fitorja, me rezultatin e thellë 6-0, ndaj skuadrës së vendit të fundit që e ka marrë rrugën për në ligën e dytë.

Thaqi ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen, kurse Korenica dhe Baftiu i çuan shifrat në 3-0 në 45 minutat e para. Zeka shënoi një tjetër gol dhe në fund Potoku realizoi dy herë të tjera.

Fitore edhe për Prishtinën, që likuidoi 2-0 Ulpianën, dhe tani i largohet sërish zonës së ftohtë. Gjithçka u vendos në fillim të pjesës së dytë, kur Zyba dhe Mankenda shënuan për kampionët në fuqi. / oversport.tv

BKT Superliga e Kosovës – JAVA 25

Ballkani-Feronikeli 6-0
Shënues:
Thaqi 8’, Korenica 37’, Baftiu 41’, Zeka 59’, Potoku 78’, 90+5’

Prishtina-Ulpiana 2-0
Shënues:
Zyba 53’, Mankenda 58’

Foto: FC Ballkani, Facebook

You may also like