Ballkani kalon me spektakël turin në Conference League, ndërpritet ëndrra Champions për Shkupin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ballkani ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike në Conference League, ndërsa ashtu si pritej ka kaluar në turin e tretë pasi ka eliminuar La Fioritan nga San Marino. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar me rezultatin 6-0 duke treguar edhe forcën që kishte përballë kundërshtarit, ndërsa rezultati i përgjithshëm shkoi në 10-0.

Ishte Albion Rrahmani ai që hapi siparin e goleadës ndërsa realizoi një tripletë personale në këtë takim. Dygolësh sakaq për Leonit Abazin, si dhe goli tjetër u shënua nga Krasniqi. Në turin tjetër Ballkani do të përballet me fituesin e çiftit Sutjeska-Klaksvik.

Në Champions League ndërkohë ka përfunduar ëndrra e Shkupit që u mposht minimalisht 1-0 nga Dinamo e Zagrebit. Ka qenë pikërisht goli i shqiptarit nga Maqedonia e Veriut Arijan Ademi ai që ka eliminuar Shkupin. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 2-2 dhe goli i Ademit ishte vendimtar në këtë eliminim.

Shkupi do të kalojë kështu në turin e tretë të Europa League ku do të përballet me Irlandezët e Shamrock Rovers. /oversport.tv

Foto: FC Ballkani, Facebook

You may also like