Ballkani ka vendosur për trajner nga Gjermania, por jo për Thomas Brdaricin

by admin
Spread the love

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në ditët në vijim do ta prezantojë trajnerin e ri, që do të jetë gjerman, mëson Zeri Info, transmeton Insporti.

Trajneri gjerman nuk do të jetë Thomas Brdaric, i cili e drejton Vllazninë e Shkodrës e për të cilin u raportua sot në medie. 

Ballkani ditën e sotme njoftoi se Bekim Isufi më nuk është trajner i skuadrës. 

Në njoftim thuhet se brenda pak ditëve, do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri.

“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit Teknik”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ndryshe, Ballkani e ka përfunduar stinorin në pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë.

/Insporti.com

You may also like