Ballkani i Hapur, Shqipëria furnizon me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, në këmbim hiqen kufizimet për tregtinë e drithit

by admin
Spread the love

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë, një sërrë diskutimesh me fokus krizën energjeitke, furnzimin me ushqim dhe mbrojtjen civile.

Në takim kanë qenë Zëvendëskryeministri i Serbisë, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ish- ZëvendëskryeministritArben Ahmetaj, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të bizneseve dhe është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh.

Një ndër pikat ku është rënë dakord është edhe që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike.

Në këmbim, këto shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.

Këto do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator në Beograd.

Tre temat e diskutimit ishin Energjia, Siguria ushqimore dhe mbrojtja civile. Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës. Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër.

Kjo është një provë e parimeve të tre vendeve për tregtinë e lirë dhe për Ballkanin e Hapur. Është rënë dakord për përcaktimin e një mekanizmi të veçantë i cili mund të përdoret në rast të përkeqësimit të krizës. Ky mekanizëm që rregullon blerjen e produkteve të sigurisë ushqimore, magazinimin e produkteve, aksesin preferencial në porte që është shumë i rëndësishëm. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës. Deri në 9 gusht të gjitha palët do të kryejnë testet e integrimeve me dy palët e tjera. Nga ana jonë është AKSHI dhe institucionet përkatëse tek shtetet e tjera”, tha gjatë takimit ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj.

Në fokus ka qenë edhe kriza energjetike dhe diskutimi u përqendrua se si të rriten kapacitetet energjetike mes vendeve. Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit, dhe për këtë po shikohet mundësia e planeve të përbashkëta të investimit.

“Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë. Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.

Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal.

Mund të kryejmë investime të përbashkëta sidomos nga pala maqedonase sidomos në burimet e rinovueshme duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria në panele fotovoltaike, dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që të kemi shkëmbimin e energjisë mes vendeve më parë dhe më pas shkëmbimin e energjisë me rajonin”– tha zv.ministri Bejtja.

You may also like