“Ballkani i Hapur”, Rama dhe Dimitrov do të takohen sot me Vuçiç në Beograd

by admin
Spread the love

Ashtu siç ishte planifikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Beograd për takimin e radhës për “Ballkanin e Hapur”, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov.

Agjenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

You may also like