Ballkani flirton me fitoren, zhgënjejnë Roma dhe Fiorentina

by admin
Spread the love

Ballkani flirton me fitoren, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Cluj në debutimin historik në fazën e grupeve të Conference League.

Mbyllet 1-1 në “Fadil Vokrri”, ndonëse djemtë e Ilir Dajës kryesonin 1-0 deri në minutën e 90-të. Thaqi kalon në avantazh Ballkanin në pjesën e dytë, por kampionët e Kosovës janë të pafat, sepse një gol i Yuri në kohën shtesë u mohon fitoren.

Zhgënjen Fiorentina, që nuk arrin të fitojë përballë modestëve të RFS në shtëpi. Italianët zhbllokojnë sfidën me Barak në pjesën e dytë, por miqtë barazojnë gjithçka pak minuta më vonë. 1-1 është rezultati final i sfidës së luajtur në “Franchi”.

Roma dorëzohet në Bullgari përballë Ludogorets në debutimin në grupet e Europa League.  Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Vendasit kalojnë të parët në avantazh, Shomurodov barazon për verdhekuqtë, por një gol I Nonatos në fund vendos fatin e kësaj sfide. /Oversport.tv

You may also like