Ballkani – Drenica, kjo skuadër shihet si favorite sipas kompanis së njohur të basteve

by admin
Spread the love

Ballkani – Drenica është njëra prej ndeshjeve që zhvillohet sot dhe që hap javën e tetë në Superligë.

Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, pasi vendos edhe për skuadrën lidere.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku momentalisht është lidere me 14 pikë, një më shumë se Ballkani që është i dyti.

Mirëpo, skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi shihet si favoritë për të triumfuar sot.

Kompania e njohur e basteve ”bet365”, fitoren e suharekasve e ka vlerësuar me kuotën 1.83, teksa barazimi ka kuotën 3.75.

Ndërsa, kuota për të fituar skuadra nga Skenderaj është 3.25.

Ndryshe, ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

You may also like