“Ballkani do zhytet në luftë”, paralajmërojnë diplomatë perëndimorë

by admin
Spread the love

Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.

“Nëse tregohemi sërish të lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë!”, paralajmëroi ish-shefi i diplomacisë britanike, William Hague, dhe fill pas alarmit të tij,  kryeministri britanik Boris Johnson emëroi shefin e “Air Marshall”, Sër Stuart Peach si të dërguarin e vet për Ballkanin Perëndimor, shkruan National Interest.

Johnson argumenton se “rajoni po përjeton kërcënimin më të madh ndaj stabilitetit dhe sigurisë së tij në më shumë se 2 dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të ruajtur arritjet që kemi pasur falë paqes dhe dialogut, dhe nuk mund të lejojmë asnjë rikthim tek dhuna dhe ndarjet e të shkuarës”, është shprehur ai.

Luftërat në Ballkan shpërthejnë tradicionalisht në pranverë ose verë, ndërsa tensionet politike i paraprijnë që disa muaj përpara.

Këtë vit, thuhet në shkrim, vjeshta zakonisht e ftohtë, u karakterizua nga tensione të nxehta dhe deklarata luftë-ndjellëse që kapërcejnë edhe për standardet ballkanike.

Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.

Ultra-nacionalisti i zjarrtë serb, që mban postin e anëtarit të presidencës trepalëshe të vendit, ka dominuar tituj kryesorë të lajmeve gjatë dekadës së fundit, sepse po punon hapur për shkatërrimin dhe copëzimin e vendit të tij.

Nëse perëndimi përpiqet të ndërhyjë, Dodik tha se do të thërrasë për ndihmë miqtë e tij, duke iu referuar Serbisë e Rusisë qe e sheh ballkanin si pikën e dobët të BE-së, vazhdon artikulli, pasi rajoni mbetet pjesë e rëndësishme e Europës e ndan kufij me disa vende të BE-së dhe NATO-s, por ende nuk është integruar plotësisht në këto struktura.

Lexo lajme interesante

You may also like