Ballafaqimi i Qeverisë Kurti me grevat sindikale

by admin
Spread the love

Ballafaqimi i Qeverisë me grevat sindikale është ballafaqim me gënjeshtrën mbi të cilën kjo Qeveri i fitoi zgjedhjet.

Kjo është arsyeja pse Qeveria është e ndjeshme dhe e lëndueshme ndaj kësaj problematike në zhvillim e sipër.

Përndryshe, partia në pushtet jo vetëm që ka përkrahur por edhe ka cytur shantazhin sindikal sa ishte në opozitë.

Sot i paska denoncuar ish-aleatët si vegla të pushteteve të kaluara. Patetike edhe për një Qeveri që patetizmin, dhe hipokrizinë që vjen me të, e ka shenjë dalluese.

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se zhvillimi i “pashembullt” ekonomik për të cilën foli Kryeministri në Austri ndërlidhet me mirëqenien e tij dhe të rrethit të tij të ngushtë.

Mbase nuk duhet harruar që pas ardhjes në pushtet Kryeministri braktisi banesën e tij të modeste për një shtëpi luksoze me qira për të cilën paguan vetëm EUR 250 në muaj.

Lajme interesante

You may also like