Balla: Vendimi për Iranin, sovran. U konsultuam me partnerët për ditë me radhë

by admin
Spread the love

Vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se ishte sovran.

Nga foltorja e Kuvendit ai theksoi se që prej 15 Korrikut, Shqipëria është konsultuar për ditë me radhë me partnerët strategjikë.

“Vendimmarrja e Shqipërisë është një vendimmarrje sovrane, e konsultuar për ditë me radhë me partnerët tanë strategjikë, të cilët gjej rastin t’i falënderoj që kanë reaguar me shpejtësi. Në fakt kanë reaguar që në datën 15 Korrik, kur Shqipëria ishte objektivi kryesor i një sulmi, një agresioni kibernetik”.

Balla tha se duhet të fillojmë të mësohemi me sulme të tilla. Ai po ashtu solli raste kur pikërisht këto lloj sulmesh paralizuan disa sektorë në Britani.

“Tani e tutje duhet të fillojmë të mësohemi, në fakt ka shumë vende… Kur u godit Britania e Madhe para disa kohësh, të gjithë u habitën sesi u paralizua i gjithë transporti dhe i gjithë rrjeti e infrastruktura e vendit, Shqipëria në fakt në 15 Korrik u godit nga një sulm i sofistikuar, i cili kishte për qëllim asgjësimin e të gjithë infrastrukturës digjitale të Shqipërisë dhe bazave të të dhënave, që dështoi në mënyrë të suksesshme”.

You may also like