Balla ironizon Bashën, ndërhyn në debat edhe deputeti i PD-së

by admin
Spread the love

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar sot në Kuvend fjalën e kreut të PD-së Lulzim Basha. Reagimi i Ballës vjen pas deklaratave të tij për fermerët, duke u shprehur se shkon vetë për të blerë domatet dhe perimet, dhe nuk e bën këtë si kryedemokrati vetëm në kohë fushate.

Fjala e Ballës u shoqërua me ndërhyrje nga deputeti Ervin Salianji, i cili i kërkoi që ti tregonte çmimin e kastravecit në treg. Ndër të tjera Balla “thumboi” sërish Bashën duke u shprehur se: “Luli çohet vonë dhe nuk ka marrë vesh që ne me fermerët jemi takuar”.

Batutat në Kuvend:

Taulant Balla: Për të kthyer jo disa përgjigje apo për të bërë replikë kurrsesi me zotin Basha por me disa kolegë që sot u shtirën një pjesë, ndoshta një pjesë dhe me zemër për gjëra që gjoja ne i kemi harruar fermerët. Personalisht jam një prej atyre deputetëve në sallë që shkoj vetë të blejë edhe domatet edhe perimet e tjera, të shkoj edhe te kasapi i lagjes të furnizoj familjen time me ushqime. Nuk jam si ndonjë paraardhës që foli këtu që këtë gjë e bën vetëm kur vjen koha e fushatës.

Ervin Salianji: Sa lekë është çmimi i kastravecit?

Taulant Balla: Pa merak se do e them edhe çmimin e kastravecit.

Ervin Salianji: Po po, atë po se keni me qejf ju.

You may also like