Bale debuton në golf – Shqip

by admin
Spread the love

“Jam mësuar të luaj para 80 mijë spekatorëve, këtu është ndryshe”

Gareth Bale debutoi në sportin e golfit kur kanë kaluar pak javë kur vendosi të lerë futbollin. Uellsiani po merr pjesë në turneun Pebble Beach në Kaliforni si pjesë grupit të amatorëve dhe në ditën e parë pati edhe gabime nga ana e tij, duke u renditur i 18.

“Po argëtohem shumë, është një eksperiencë e mirë por duhet ta pranoj që në fillim isha pak nervoz. Unë mendoj se të gjithë amatorët mund ta konfirmojnë këtë. Nëse je mësuar të luash para 80 mijë spektatorëve dhe shumë të tjerëve që të ndjekin në televizor, ky është një sport krejtësisht tjetër”.

Gjithsesi, sipas mediave angleze Gareth Bale i ka cilësitë që të japë më shumë në sportin e golfit. Në këtë turne kundërshtarë të Bale janë edhe disa emra të njohir si ish-basketbollisti Pau Gasol apo aktori amerikan Bill Murray.

Tv Klan

TI RAPORTON!

You may also like