BAKU – Baerbock viziton Armeninë dhe Azerbajxhanin për zgjidhjen e krizës

by admin
Spread the love

JEREVAN, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock po bën thirrje për një fillim të shpejtë të bisedimeve të paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë nën ndërmjetësimin e presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Njerëzit në të gjithë rajonin shpresojnë për paqe. Kjo kërkon një vullnet për të mirën e të gjithë popullin e Azerbajxhanit dhe Armenisë për të gjetur një mënyrë të re të jetesës së bashku”, tha politikania e partisë së Gjelbër pas bisedimeve me homologun e saj azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqen e qëndrueshme”, tha ajo, duke shtuar se kjo do të ishte gjithashtu në interes të Azerbajxhanit.

Dy ish-republikat sovjetike kanë luftuar për rajonin e Nagorni-Karabahut për disa dekada.

Nagorni-Karabahu ndodhet në territorin e Azerbajxhanit, por kryesisht ishte i banuar nga armenë.

Rajoni u shkëput nga Baku në një luftë të përgjakshme civile në vitet 1990 me ndihmën e Jerevanit.

Ushtria e Azerbajxhanit detyroi dorëzimin e ushtrisë lokale në Nagorni-Karabah më 19 shtator.

Më shumë se 100 000 armenë etnikë janë larguar nga rajoni që atëherë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like