Bajrami (VV): Asociacioni njëetnik është kancer për Kosovën (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se një asociacion njëetniki serbëve në Kosovë me kompetenca ekzekutive është kancer i Kosovës.

Ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me gjashtë kushtet e nxjerra e ka bërë atë që sipas tij do të duhej ta bënte çdo kryeministër i vendit.

“Ai ka nxjerrë kushte që nuk e minojnë Kosovën në të ardhmen e për të cilat tendenca është e vazhdueshme nga Serbia.Përpos këtyre gjashtë pikave, ai e ka përmendur gjithashtu edhe pikat e hedhura poshtë nga Gjykata Kushtetuese për të cilat s’ka diskutim tashmë që janë të panegociueshme”.

“Por pikat që ka përmendur janë tepër të rëndësishme për të vënë theksin aty për të cilën ne e kemi thënë nga fillimi kur kanë filluar negociatat se një asociacion monoetnik i serbëve në Kosovë, me kompetenca ekzekutive në arsim, kulturë e shumë kategori të tjera, është kancer i Kosovës për të cilin nuk do të duhej askush nga shqiptarët ta përkrahnin një opsion të tillë”, është shprehur Bajrami në “Info Magazine” në Shqip.

Tutje, ai tha se kushtet e cekura nga Kurti janë për Serbinë e presidentin e tyre, Aleksandar Vuçiq.

“Kushtet, Kurti i ka cekur për palën me të cilën jemi në negociata, që është Serbia. BE-ja dhe ShBA-ja janë lehtësuese të procesit, ne kështu i shohim nga fillimi deri në fund. Ata na ndihmojnë neve që të arrijmë një marrëveshje sa më parë për normalizim të marrëdhënieve, por këtu kushte janë kryekëput për Serbinë”, është shprehur Bajrami, njofton Klankosova.tv.

You may also like