Bajrami: Ta nisim mbarë Nations League! E ardhmja te Empoli? Herët për të folur

by admin
Spread the love

Nedim Bajrami la Zvicrën për Shqipërinë dhe tani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te kuqezinjtë. Në prag të ndeshjes me Islandën në Nations League, lojtari i Empolit fillimisht për mediat tha:

“Ndihemi shumë mirë me skuadrën, ka një miks mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Ndihemi shumë mirë, nuk shihet kush është më i ri dhe cili më i vjetër. Konkurrenca është normale në futboll, secili dëshiron të luajë, trajneri vendos. Në japim maksimumin për të qenë gati për ndeshjet”.

“Jemi një skuadër ku të gjithë komunikojmë, jemi të gjithë bashkë dhe japim maksimumin. Klima është super. Objektivi është ta fillojmë Nations League me rezultat pozitiv”.

I ngacmuar për fjalët e shumta në media për ofertat ndaj tij, Bajrami shtoi: “Është sezoni i parë në Serie A, ka shkuar shumë mirë si për mua, ashtu dhe për Empolin. Se çfarë do të ndodhë, është herët ta thuash. Shpresojmë ta nisim mirë Nations League”.

“Kualifikimi në Europian sërish? E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i fortë”, u shpreh Bajrami. / oversport.tv

You may also like