Bajrami dematon Kurtin: Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike prej 420 milionë euro

by admin
Spread the love

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka pako të ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh në projekt-buxhetin e vitit 2022.

Bajrami ndër të tjera, në një status në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se madje as npër vitin 2021 nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë eurosh.

“Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e vitit 2021 siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend. Shihni vetë sa është pakoja e rimkëmbjes-ringjalljes ekonomike: fotoja është pjesë e shkeputur nga Raporti nëntëmujor i vitit 2021 i Buxhetit të Kosovës. Dokument ky i aprovuar në Qeveri dhe i nënshkruar nga z. Kurti“, tha Bajrami.

Lexo lajme interesante

You may also like