Bajram Begaj do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, ja kush u ftua dhe kush u la jashtë nga britanikët

by admin
Spread the love

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, do të mbahet ditën e hënë, 19 shtator, në Londër, ku në ceremoninë që do të zhvillohet në Westminster Abbey, janë ftuar të marrin pjesë rreth 500 krerë shtetesh dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Nga Shqipëria është ftuar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ai do të udhëtojë drejt Londrës për të qenë pjesëmarrës në funeralin e Mbretëreshës, i shoqëruar nga bashkëshortja, Armanda Begaj.

Begaj ka qenë kohët e fundit në fokusin e mediave, për ngatërresa me protokollin dhe për një gafë në letren që i drejtoi Mbretit Charles III, ku shkruante se monarkitë duken sisteme të tejkaluara.

Mësohet se këtë herë Presidenti i ka marrë masat duke u konsultuar me stafin për të evituar gafat, që mund të shndërrojnë edhe Shqipërinë në vend qesharak, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një ngjarje që do të ketë vëmendje globale.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II

Në Westminster Abbey të jenë prezentë krerë shtetesh si, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, presidentët e vendeve të BE-së si Franca, Gjermania, Italia, etj dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro dhe i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol.

Gjithashtu në ceremoni pritet të jetë pjesëmarrës Presidenti i Turqisë, Erdogan.

Ftesa u ka shkuar edhe pjesëtarëve të familjeve mbretërore të Belgjikës, Hollandës, Spanjës, Suedisë, etj.

Kush nuk është ftuar?

Krerët e shteteve të Rusisë, Bjellosurisë dhe Mianmarit nuk janë ftuar nga qeveria britanike.

Përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistani gjithashtu nuk janë ftuar, pasi qeveria e MB nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me këto vende.

Koreja e Veriut dhe Nikaragua, janë ftuar të dërgojnë vetëm ambasadorët e tyre, por jo krerët e shteteve.

You may also like