Bajqinovci u reagon atyre që thonë se legjislatura ka dështuar: Është tendencë e kotë

by admin
Spread the love

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj monitoruesve të punës së Kuvendit, të cilët për Ekonomia Online e cilësuan sesionin pranveror si joproduktive dhe me dështime të seancave për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo është një tendecë e kotë, dhe
se sesioni pranveror i Kuvendit ka miratuar më shumë se dy të tretën e agjendës
së paraparë.

Ai gjithasthu ka përmendur edhe mungesat e
deputetëve, e për të cilat mendon se duhet të ketë sanksione.

“Tendenca për ta paraqitur legjislaturën
momentale të Kuvendit si të dështuar është e kotë.Vet numri i ligjeve të
miratuara tregon për suksesin e kuvendit. Sesioni pranveror i kësaj
legjislature ka miratuar 87 projektligje që përbëjnë më shumë se 2/3 e agjendës
së paraparë legjislative që në fakt është dyfishi i mesatares së zakonshme që i
ka karakterizuar legjislaturat e paraprake” ka shkruar Bajqinovci.

“Sa për mungesat e deputetëve, pajtohem se duhet të ketë sanksione. Mirëpo, është jokorrekte që në emër të kësaj çështje, të tentohet të minimizohet suksesi më i madh i kësaj legjislature” vijoi deputeti i LVV-së.

You may also like