Bajçinca (VV): Kaosi urbanistik – një nga problemet më të mëdha në Fushë-Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Enver Bajçinca, ka treguar se cilat çështje do t’i kenë prioritet në rast se e merr mandatin në zgjedhjet e 17 tetorit.

Bajçinca në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ka thënë që uji i pijshëm dhe kaosi urbanistik janë dy problematikat më të mëdha në këtë komunë.

“Uji i pijshëm – sidomos në zonën e fshtarave. Në shekullin 21 jemi dhe banorët ballafaqohen me mungesë të ujit dhe i shohim duke bartur ujë me bidona – ky është edhe prioriteti në të ardhmen”.

“Pastaj, është edhe kaosi urbanistik me infrastrukturën që nuk i përgjigjet mbipopullimit në Fushë Kosovë. Janë të planifikuara për më pak banorë dhe nuk mund të ju shërbejë”.

Ai ka thënë që problemi i kolonave mund të gjejë zgjidhje me anë të një rrethrrotullimi.

“Është i planifikuar rrethrrotullimi në hyrjen mes Fushë-Kosovës dhe Prishtinës që ta bëjë zbrazjen nga lagjia “Dardania” në drejtim të Prishtinës. Gjithashtu me ministrin Liburn Aliu kemi biseduar që një mënyrë e mirë për ta bërë zbrazjen është që ta bëjmë një kyçje të rrugës magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë prej autostradës, në mënyrë që ata që shkojnë në komuna të tjera, të mos kalojnë kah Fushë Kosova dhe të lirohet paksa hapësira”, tha tutje Bajçinca.

You may also like