Baftiu shënoi golin, Ballkani në epërsi kundër skuadrës hungareze

by admin
Spread the love

FC Ballkani është duke e zhvilluar miqësoren e parë të fazës përgatitore, raporton Insporti.com.

Skuadra nga Suhareka është duke u përballur me skuadrën hungareze 𝗙𝗖 𝗡𝗬𝗜𝗥𝗘𝗚𝗬𝗛𝗔𝗭𝗔 të cilën është duke e mposhtur me rezultat 1:0, pas 45 minutave të parë të zhvilluar.

Golin e epërsisë e ka shënuar mesfushori Blendi Baftiu.

Kjo është ndeshja e parë e Ballkanit që po drejtohet nga trajneri i ri Ilir Daja, i cili është emëruar pas shkarkimit të Bekim Isufit.

Ballkani tash e disa është akomoduar në Antalya të Turqisë, ashtu si disa skuadra tjera nga Kosova, për ta zhvilluar fazën përgatitore para nisjes së BKT Superligës të Kosovës. /Insporti.com/

You may also like