Baena reagon përsëri pas sulmit nga Valverde: Gënjeshtra të lëndon më shumë se goditja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lojtari i Villarreal, Alex Baena ka treguar se ai do të ngrehë edhe më shumë akuza pasi që u sulmua nga Federico Valverde pas ndeshjes ndaj Real Madridit.
Alex Baena ka shkruar një deklaratë pasi që u sulmua nga Fede Valverde pas fitores së Villarreal ndaj Real Madridit 3-2 në ‘Santiago Bernabeu’ të shtunën në La Liga.
Krejt kjo ndodhi pasi sipas mediave spanjolle, lojtari i Villarreal e kishe nxitur Valverde, duke i thënë:

“Qaj tani se fëmija yt nuk do të lindë”, transmeton lajmi.net.

E dashura e Valverdes është shtatzënë dhe në muajt e parë të shtatzënisë mjekët kishin dyshuar që fëmija nuk do arrinte të mbijetonte.

E gjithë situatë kishte tronditur Feden, kjo tregoi edhe në performancën e tij në muajt e parë të këtij viti.

Kjo thuhet të jetë arsyeja e sulmit të uruguaianit drejt Baenës, por që ky i fundit mohon të ketë thënë një gjë të tillë.

“Të shtunën e kaluar isha sulmuar nga ish kolegu pas ndeshjes kundër Real Madridit. Pas kësaj ngjarje, deklarata të ndryshme dolën në dritë, më sa duket nga njerëzit e rrethit të tij, në të cilën thuhet se dëshiroja dhimbje për anëtarët e familjes së tij. Prej atëherë, pasi nuk mund të jetë ndryshe, nuk ka asnjë provë për faktet që unë jam akuzuar”.

“Për ta justifikuar agresionin është përdorur një fatkeqësi dhe janë gënjeshtrat që më lëndojnë më shumë së goditje. Dëmtimi që i është bërë familjes sime është i pariparueshëm dhe pajustifikueshëm: kërcënime, fyerje deri të mesazhe private që uronin vdekjen e familjes sime”.

“Mbrëmë i kam raportuar rastet në polici. Drejtësia ta kryejë punën e tij. Tani qëllimi i imë është që të fokusohem në profesionin e tim dhe kanë ndihmuar për të arritur qëllimet e tij”.

Villarreal ka konfirmuar që ka dorëzuar një ankesë në polici pasi që Baena u sulmua dhe kanë thënë se janë në përkrahje të lojtarit të tyre.

You may also like