‘Bad Sport’: Moggi thotë se deshi të “vetëvritej pas Calciopoli” – “Kisha turp të dilja në rrugë”

by admin
Spread the love

Ish drejtori famëkeq i Juventus, Luciao Moggi, ka zbuluar ca detaje në dokumentarin e ri rreth kohës kur skandali më i madh dridhi futbollin italian dhe e rrëzoi nga dominimi europian, transmeton Gazeta Metro.

“E mendoja vetëvrasjen në ditët e para pas lajmit për Calciopoli. Vetëm besimi në Zotin më shpëtoi” ka zbuluar ai në dokumentarin e ri të prodhuar nga Netflix, “Bad Sport”.

Skandali i kurdisjes së ndeshjeve në Serie A para pesëmbëdhjetë viteve dërrmoi ligën italiane por edhe vet klubin më të madh italian, Juventus. Zonja e Vjetër u poshtërua pasi e zbritën në një ligë më poshtë. Atyre ju hoqën titujt kampion të sezoneve 2005 dhe 2006 po ashtu.

Moggi dhe ish zyrtari i lartë i Juventus Antonio Giraudo ishin shpallur fajtor për blerjen e arbitrimit më të favorshëm. Atyre ju hoqën titujt e sezoneve 2005 dhe 2006 po ashtu.

You may also like