Baci Bajram e di, padrejtësia mbi fatin e të pagjeturve nuk mund t’i faturohet asnjë qeverie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka reagur pas deklaratës së Bajram Qerkinit nga Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është marrë të pagjeturit vetëm për vota.

Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se padrejtësia me fatin e personave të zhdukur nuk duhet t’i adresohet asnjë qeverie dhe as Qeverisë Kurti, duke shtuar se këtë e di edhe vet Qerkini.

“Në kuadër të lutjeve të mia të vazhdueshme publike po e përsëris edhe një herë: që grupet politike, mediat apo individë me agjenda të caktuara, të mos e përdorin çështjen e të pagjeturve për interesa politike apo të çfarëdo lloji tjetër, sepse është joetike, e pamoralshme dhe fyese për këtë plagë ende të hapur të shoqërisë tone”.

“Që, tendenca e barazisë së kriminelit me viktimen, është e pafalshme, dhe nuk do të lejohet asnjëherë! Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur nuk është një pozitë për ta afirmuar veten apo për të bërë avokatin e kryeministrit Kurti, por e vërteta është më komplekse dhe më brutale”.

“Çfarëdo deklarate e familjarëve që shpreh ankesë apo frustrim për mua është e kuptueshme, e drejtë dhe e pritshme. Mirëpo, padrejtësia me fatin e personave të zhdukur, plaga jonë e pashëruar për gati 22 vjet nga lufta, nuk mund t’i faturohet kësaj qeverie dhe asnjë qeverie të vendit tonë. Baci Bajram e din mirë këtë, sidomos duke pasur parasysh se ai e drejton Qendrën Burimore Multietnike në Mitrovicë. Me gjithë përpjekjet e institucioneve tona dhe organizatave e partnerëve ndërkombëtarë, Serbia vazhdon ta keqpërdorë këtë çështje për motive politike”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka deklaruar se 22 vjet pas luftës, sfidë kryesore e këtij procesi është mungesa e informacioneve të besueshme lidhur me fatin e të pagjeturve.

“Ende sot, 22 vjet pas, Serbia vazhdon t’i mbajë të fshehura krimet e luftës në Kosovë, duke përfshirë zhdukjen me dhunë të njerëzve tanë. Prandaj, fajësimi i njërës apo tjetrës Qeveri në Kosovë është i padrejtë, dhe mund të jetë vetëm i nxitur nga motive të caktuara”.

You may also like