Babai në karrige me rrota ngrihet në këmbë pasi heq 70 tabletat për mjekimin alternativ (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

33 vjecari Tony Paterson ishte diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë në janar 2011, pak pasi u emërua në “punën e tij të ëndërrave”.

Por megjithëse ai thuajse nuk mund të lëviste nga vendi, tani është ringritur në këmbë dhe punon me kamionët e zhvendosjeve, pasi hoqi dorë nga tabletat dhe nisi të tymosë kanabis mjeksor, shkruan rrjeti britanikTheIndependent.

Tony thotë se shpenzon rreth 300 paundë në muaj për 60g kanabis mjekësor që blen nga pikat e rekomanduara.

Ai u diagnostikua me sklerozën e rëndë në 2011 disa ditë pasi kishte nisur punë si shef kuzhine në Gleneagles Hotel, në Skoci.

Gjendja e tij u përkeqësua shpejt duke e detyruar të lëvizje me shkop e më pas në karrike me rrota, teksa më vonë u detyrua të kthehej në shtëpinë e prindërve që ata të kujdeseshin për të.

Pas disa terapive dhe mjekimeve, Tony ariti deri aty sa merrte 75 tableta mjekimesh në ditë për të përballuar dhuimbjet, thotë ai.

Por kur lindi bija e tij Zevanna, tashmë tetë vjeçare, në gusht 2014, ai vendosi të kërkonte tjetër ndihmë.

Në 2020, ai nisi kurën shtetërore me kanabis dhe ndaloi të gjitha mjekimet e tjera.

Brenda 10 muajve Tony ishte i aftë të ecte vetë përsëri, ndërsa tani është biçiklist i rregullt dhe punon me biznesin e vëllait të tij të vogël, të transportit të zhvendosjeve.

Ai thotë: “Pas diagnozës së parë jeta ime u përmbys. Nuk e kuptoja sëmundjen, dija vetëm se trupi im po ndryshonte dhe se s’mund të bëja asgjë”.

“Nuk mund të shihja mirë, trupi im ishte i dobët dhe i çorientuar”.

“Ishte e vështirë të kthehesha prapë te prindërit dhe të ecja me shkop për disa vjet, ndërsa më pas duhet të rrija në karrike me rrota”.

“Nuk e kuptoja përse duhet të pija aq shumë tableta dhe kisha mjegull në kokë, probleme kujtese, probleme lëvizjeje dhe jashtëqitjeje”.

“Por gjithçka ndryshoi kur hoqa dorë prej tyre dhe nisa të marr kanabis mjekësor. Jeta ime ndryshoi dhe nuk e di si do të kisha shkaur pa të”.

Pas problemeve mendore si depresioni, ankthi e bipolariteti, ai thotë se kanabis e ka ndihmuar t’i kapërcejë.

Rrjedhimisht Tony arriti të vendoset në një apartament të tijin dhe të jetojë i pavarur me të bijën. Ai thotë se merr kanabisin e ligjshëm nga Medical Cannabis Clinics.

Ai thotë: “Kam tejkaluar sëmundjet e mia. Kam ende dhimbje por është qetësuesi më i mirë dhe më ka rikthyer jetën. Mund të lëviz, të eci dhe të jem një baba për bijën time. Ndjehem sikur më është dhënë një shans i dytë. Për njerëzit që janë në dhimbje, duhet të mendojnë për kurën e kanabisit mjekësor, për mua ishte një ndryshim total”.