Babai i saj ka luajtur në Gjilan e në Ferizaj, vajza e tij thotë: Serbët më thirrën, por…

by admin
Spread the love

Tenistja Kristina Mladenoviq të premten u bë kampione e Australian Open në garën e dyfishtë mikse.

E lindur në vitin 1993 në Francë, ndërsa babai i saj Dragani ish portier i hendbollit, ka  mbrojtur për Bozhurin e Gjilanit dhe ish Borcin e Ferizajt. 

Kristina në çift me kroaten Ivan Dodig, fitoi trofeun në Melburn.

“Unë jam me dy nënshtetësi, por nuk kam pasaportë serbe sepse nuk e kam rinovuar.

Serbët më thirrën, por asnjëherë nuk ishte çështje nëse do të luaja për Serbinë, megjithëse jam krenar për rrënjët e mia.

Unë kam lindur këtu dhe nuk kam jetuar kurrë në ish-Jugosllavi. Babai u bë një francez i natyralizuar shumë shpejt. Në kokën time jam franceze dhe në zemrën time jam serbe”, tha Kristina.

You may also like