Babai i saj është ‘truri i Putinit’, si iu bë atentati vajzës së aleatit të ngushtë të presidentit rus

by admin
Spread the love

Dyshja duhej të largoheshin nga vendi të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte një vendim në minutën e fundit për të udhëtuar veçmas.

Hetuesit konfirmuan se zonja Dugina vdiq në vendin e ngjarjes pranë fshatit Bolshiye Vyazemy.

Ata thanë se një mjet shpërthyes i vendosur nën makinë u shpërtheu dhe automjeti mori flakë. Ekspertët e mjekësisë ligjore dhe eksplozivëve po hetojnë.

Një zyrtar ukrainas ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje të Ukrainës në incident.

“Ukraina, natyrisht, nuk ka asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, që është Federata Ruse, dhe aq më pak një shtet terrorist”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha në një postim në Telegram se nëse gjendet ndonjë lidhje ukrainase, kjo do të ishte “terrorizëm shtetëror”.

You may also like