Babai i Messit “shpërthen” kundër kritikuesve për djalin e tij

by admin
Spread the love

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e tregoi duke fituar edhe Topin e Artë, që është i 7-ti në karrierën e tij futbollistike, si asnjë lojtar tjetër më parë.

Si asnjëherë më parë këtë vit pati shumë kritika në drejtim të argjentinasit për fitimin e këtij çmimi individual, ku sipas tyre sulmuesi i PSG nuk e meritonte dhe se ky trofe duhet të përfundonte në duart e Robert Lewandowskit.

Por ditën e sotme ka ardhur një reagim nga babai i ish-sulmuesit të Barcelonës që është aktualisht edhe menaxheri aktual i Messit.

Jorge Messi përdori rrjetet sociale për të reaguar për këtë vrull të madh të kritikave të ardhura në drejtim të djalit të tij në lidhje më Topin e Artë.

Në një mesazh të shkurtër, që shoqëron një fotografi të argjentinasit duke mbajtur çmimin, Jorge Messi ka zgjedhur ta bëjë kështu pa shumë polemika, por shkurt, saktë dhe pa gabime.

“Bla, bla, bla… vazhdoni”, ishin fjalët e përzgjedhura nga babai dhe njëkohësisht menaxheri i Messit.

You may also like