Babai i Gjokoviqit fotografohet me mbështetës të Putinit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Babai i Novak Gjokoviq, Sërgjan Gjokoviq është filmuar duke dalë në fotografi me mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin në Australian Open.

Gjokoviq u fotografua me një burrë që mbante një flamur rus e që mbante fytyrën e Putinit dhe kishte veshur një bluzë të printuar me simbolin “Z”.

Organi drejtues i “Australia Tennis”, përmes një deklarate ka thënë se një grup i vogël njerëzish shfaqën flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë pas një ndeshjeje të mërkurën mbrëma, më pas u dëbuan”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në vitin 2022, lojtarëve rusë dhe bjellorusë iu ndalua gara në turneun Wimbledon për shkak të pushtimit të Ukrainës.

You may also like