AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/02/2024

by admin
Spread the love

VJENË (Austri) – Pritet gjykimi në gjyqin për dëshmi të rreme të ish-kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

BUDAPEST (Hungari) – Vizitë e kryeministrit suedez para votimit në Parlamentin hungarez për anëtarësimin e vendit nordik në NATO.

BERLIN (Gjermani) – Votimi i planifikuar në Parlament për dekriminalizimin e kanabisit.

SIDNEJ (Australi) – I pari nga katër koncertet e Taylor Swift si pjesë e turneut ”Eras”.

ATHINË (Greqi) – Kongresi i partisë kryesore opozitare greke, SYRIZA.

VARSHAVË (Poloni) – Kryeministri Tusk pret presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin belg De Croo.

KLIETZ (Gjermani) – Vizitë e presidentit Steinmeier në një qendër trajnimi për ushtarët dhe trupat e lëvizshme të logjistikës.

BERLIN (Gjermani) – Demonstratë kundër luftës në Ukrainë – 600 qirinj të ndezur para Bundestagut.

UASHINGTON – SHBA njoftojnë sanksione të reja kundër Rusisë pas vdekjes së Alexei Navalnyt.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dy vjet pas pushtimit rus të Ukrainës./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/02/2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like