AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/7/2022 – ATSH –

by admin
Spread the love

LONDËR – Raundi i fundit i votimit nga deputetët konservatorë për të konfirmuar dy kandidatët që do të pasojne kryeministrin Boris Johnson.

KOLOMBO (Sri Lanka) – Votimi parlamentar për të emëruar kreun e ri të shtetit.

MALMO (Suedi) – Fillimi i gjyqit të një adoleshenti 18-vjeçar për vrasjen e dy mësuesve në shkollën e tij të mesme.

BRUKSEL (Belgjikë) – Deputetëve belgë u bëhet thirrje për të votuar një tekst mbi transferimin e ndërsjellë të të burgosurve me Iranin.

ROME (Itali) – Seanca e parë e apelit të Dhomës së Savojës kundër shtetit italian për të rikuperuar bizhuteritë e ruajtura në Bankën e Italisë.

NIKOZIA (Qipro) – Parada ushtarake e Republikës Turke të Qipros Veriore për 48-vjetorin e mbërritjes së trupave turke.

ROME (Itali) – Fjala e kryeministrit Mario Draghi në parlament.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian prezanton planin e tij emergjent për të përgatitur BE-në për dimrin e ardhshëm përballë shkurtimeve të gazit rus.

UASHINGTON – Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve voton për ndalimin e pushkëve.

TOKIO (Japoni) – Futboll – Ndeshje miqësore Kawasaki Frontale-Paris Saint-Germain./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakParashikimi i motit, 20 korrik 2022
Artikulli tjetërRUSI – Kompania shtetërore hekurudhore apelon për heqjen e sanksioneve të BE-së

You may also like