AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/9/2022

by admin
Spread the love

LONDËR – Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II shkon në Westminster.

NJU DELHI – Vizitë e ministres së Jashtme franceze, Catherine Colonna.

NUR-SULTAN (Kazakistan) – Kongresi i shtatë i Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, me papa Françeskun të pranishëm.

MONAKO (Principata e Monakos) – 40-vjetori i vdekjes aksidentale të princeshës Grace të Monakos.

LUKSEMBURG – Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi ankesën e Google kundër gjobave antitrust të BE-së, në lidhje me funksionin e kërkimit në android.

STOKHOLM (Suedi) – Priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

PRAGË (Republika Çeke) – Takim jozyrtar i ministrave Evropianë të Bujqësisë.

STRASBURG (Francë) – Fjalim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Scholz pret kryeministrin gjeorgjian Irakli Garibashvili.

NJU JORK – Fundi i ankandit të një fanelle të veshur nga Michael Jordan gjatë finaleve të NBA në 1998.

UASHINGTON – Seancë dëgjimore në Twitter/Meta/YouTube/TikTok në Senatin e SHBA për sigurinë kombëtare.

BEJRUT (Liban) – 40-vjetori i vrasjes së presidentit libanez, Bashir Gemayel./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/9/2022 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like