AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/12/2023

by admin
Spread the love

OKB – Mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për situatën në Gaza.

GJENEVË (Zvicër) – Situata në Gaza – Konferencë për shtyp e Arabisë Saudite, Katarit, Indonezisë, Jordanisë, Egjiptit dhe Territoreve Palestineze.

HANOI (Vietnam) – Vizitë e presidentit kinez, Xi Jinping.

HONG KONG (Kinë) – Fluturimi i parë i C919, avioni i parë i projektuar nga kinezët, jashtë territorit të Kinës.

MADRID (Spanjë) – Deputetët nisin shqyrtimin e ligjit për amnistinë për separatistët katalanas.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

VARSHAVË (Poloni) – Gjyqi kundër ministrit të Brendshëm në largim, Mariusz Kaminski dhe zëvendësit të tij për shpërdorim detyre.

BRUKSEL (Belgjikë) – Demonstratë kundër masave shtrënguese në BE, me thirrjen e Konfederatës së Sindikatave Evropiane.

ATHINË (Greqi) – Mbledhja para parlamentit grek të familjeve të viktimave të aksidentit hekurudhor që la 57 të vdekur në fund të shkurtit.

NAIROBI (Kenia) – Kenia feston 60-vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/12/2023 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like