AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/9/2022

by admin
Spread the love

RAMSTEIN (Gjermani) – Takimi i ministrit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin me homologët e tij, nga rreth 40 vende aleate, për Ukrainën.

ISLAMABAD (Pakistan) – Paraqitja e ish-kryeministrit Imran Khan, i akuzuar për shpërfillje të drejtësisë.

Ishulli Amami Oshima (Japoni) – Vizita e komandantit të ushtrisë amerikane të Paqësorit, Charles Flynn.

AMSTERDAM (Holandë) – Konferencë për shtyp e Rijksmuseum mbi veprat e Vermeer.

MOSKË (Rusi) – Forumi Financiar i Moskës.

ZAGREB (Kroaci) – Vizitë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

LONDËR – Ankand në Sotheby’s i më shumë se 100 objekteve që lidhen me James Bond për 60-vjetorin e Dr NO.

BM – Punëtorët britanikë të postës grevë për pagat.

FRANKFURT (Gjermani) – Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner mban një fjalim në një kongres bankar.

OKB – Publikimi i Raportit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së “Kohë të pasigurta, jetë të ndërprera”.

TORONTO (Kanada) – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto (TIFF).

JEDDAH (Arabia Saudite) – Samiti i Detit të Kuq në Xhedah.

PARIS – Europa League – Raundi i parë./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/9/2022 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like