Avokatja e njohur thyen bojkotin, paraqitet në seancë në Përmet, Komiteti i Disiplinës bën gati masën për Eni Çobanin (FOTO)

by admin
Spread the love

Avokatja e emisionit ‘Shihemi ne gjyq’, Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Brikena Metaj.

Sot Çobani ka marre pjese ne nje seance gjyqësore ne Gjykatën e Faktit ne Përmet ku dihet qe avokatet ne te gjithë vendin kane 1 muaj qe po bojkotojne seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës se re gjyqësore ne vend. Avokatet e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani ne hyrje te gjykatës por ajo ka hyre ne godine duke thyer bojkotin.

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjese jane edhe avokatet e Permetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore ne Gjykaten e Permetit dhe bashkë me te, i ka dërguar Komitetit te Disiplines te Dhomës Kombëtare te Avokatise ne Tirane, nje ankese ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licenses.

You may also like