Avokati Paçuku: Ka kapacitet për të zgjidhur rastin, mirëpo duhet vullnet nga organet kompetente

by admin
Spread the love




Avokati Vullnet Paçuku, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se në vendin tonë ka kapacitet për të zgjidhur rastin e aksidentit tragjik në Bullgari, mirëpo mungon vullneti dhe serioziteti nga organet kompetente.

Sipas Paçukut kapacitete keqpërdoren, nuk shfrytëzohen dhe ata që e paguajnë janë njerëzit e pafajshëm.

“Kapacitet ka, por a kanë vullnet tash kjo është pyetja. Sepse kur e dijmë që raste paraprake, që kanë ndodhur të kësaj natyre apo të ndryshme. Këtu mungon vullneti, mungon serioziteti, sepse kapacitetet kemi, por këto kapacitete keqpërdoren, nuk shfrytëzohen dhe ata që paguajnë me jetë janë njerëzit e pafajshëm dhe kjo ndikon që të humbim besimin te drejtësia dhe të lejojmë që në ardhmen të na ndodhin raste të ngjajshme me pasoja fatale”, tha mes tjerash avokati Paçuku. /SHENJA/


You may also like