Avokati Paçuku: Fajtor për këtë aksident nuk është vetëm kompania, por i gjithë sistemi

by admin
Spread the love




Avokati Vullnet Paçuku, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për aksidentin tragjik në Bullgari, u shpreh se nuk është e mundur që shteti të mos e ketë ditur që autobusi nuk ka patur licencë për transport ndërkombëtar.  Ai më tej tha se fajësia për këtë aksident nuk bie vetëm te kompania, por edhe te shteti.

“Ne e dijmë se po të kalojmë në pikat kufitare me një pasaportë fallco patjetrër që do të ndalojnë dhe do vërtetojnë që kjo pasaportë është fallco. Nuk mund të themi se shteti nuk ka pasur njohuri dhe nuk ka pasur mundësi që të konstatojë këtë me autobusin. Kalimi i kufirit nuk është njëherë apo dy herë. Është 135 herë dhe mos të konstatohet se ky autobus bën transportin e udhëtarëve pa leje dhe licencë adekuate, kjo nuk tregon fajësinë e vet kompanisë. Fajësia bie te sistemi, bie te shteti”, ka deklaruar mes tjerash avokati Paçuku. /SHENJA/


You may also like