Avokati i Shtetit takim urgjent me përfaqësues të institucioneve shtetërore, do flitet për dëmin prej 17 milionë euro të Sead Koçan

by admin
Spread the love




Avokati i Shtetit për sot ka ftuar takim urgjent me përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore.
Siç mësohet në takim do të flitet për mossuksesin e shtetit që të kompensohet dëmi prej 17 milionë euro në buxhetin shtetëror nga rasti me biznesmenin Sead Koçan për rastin “Trust”.
Në këtë takim janë të ftuar përfaqësues të kabinetit të presidentit të vendit, Qeverisë, ministrive, gjykatës , prokurorisë dhe të tjera.
Sead Koçan ishte i dënuar me burg për shkak sigurimit të tenderit në mënyrë joligjore duke falsifikuar dokumentet.
Kujtojmë se emri i tij u gjet edhe në listën e personave të cilën ministria e Drejtësisë e dërgoi deri tek presidenti Pendarovski për t’i falur, megjithatë kjo listë u tërhoq.


You may also like