Avokatët e Trump kundërshtojnë kandidatët e Departamentit të Drejtësisë për ekspertin ligjor të pavarur

by admin
Spread the love

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e dokumenteve sekrete në shtëpinë e tij në Florida është thjeshtë një “mosmarrëveshje” mbi vendin e ruajtjes së tyre. Ata i kërkuan një gjykatëseje të hënën që të mbajë në fuqi urdhërin që ndaloi përkohësisht aspektet kryesore të hetimit penal të Departamentit të Drejtësisë.

Avokatët e zotit Trump thanë gjithashtu se ata kundërshtojnë kandidatët e propozuar nga Departamenti i Drejtësisë për një ekspert ligjor të pavarur, i cili do të ngarkohet me shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara gjatë kontrollit të FBI-së në Mar-a-Lago muajin e kaluar.

Departamenti i Drejtësisë tha se, përveç dy ish-gjykatësve të propozuar (Barbara Jones dhe Thomas Griffith), do të ishte i gatshëm të rekomandonte një nga përzgjedhjet e ekipit të avokatëve të zotit Trump.

Avokatët e ish-presidentit Trump kanë propozuar gjykatësin e gjykatës federale në Brooklyn të Nju Jorkut, Raymond Dearie dhe avokatin e njohur nga Florida Paul Huck Jr., për postin e ekspertit të pavarur ligjor për çështjen e shqyrtimit të dokumenteve të marra nga FBI-ja në Mar-a-Lago.

Vendimi i gjykatëses federale Aileen Cannon për të miratuar kërkesën e avokatëve të ish-Presidentit Trump për emërimin e një eksperti të pavarur ligjor, ka ndalur hetimin penal të Departamentit të Drejtësisë lidhur me dokumentet sekrete të marra nga FBI-ja në Mar-a-Lago./Voa


Top Channel

You may also like