Avioni Londër-Milano peshon shumë, 6 pasagjerë mbeten në tokë: 250 euro shpërblim nëse zbrisni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Era e fortë dhe një aeroport i nënshtruar kufizimeve të ndryshme, bënë që ekuipazhi i një fluturimi t’u kërkonte disa pasagjerëve të hipur të zbrisnin vullnetarisht dhe në këmbim të 250 eurove si dëmshpërblim për të “lehtësuar” avionin dhe për të mundur të ngriheshin të sigurt.

Episodi sureal ndodhi të enjten më 9 mars pas drekës në “Ita Airways London City” (aeroporti i Londrës) i linjës Londër-Milano, i cili po transportonte disa gazetarë italianë dhe tifozë të Milanit që ktheheshin nga ndeshja e Champions League kundër Totenhamit.

Teknikisht, fluturimi u operua nga “German Airways”, një kompani nga e cila “Ita” merr me qira avionë të vegjël (Embraer 190) që mund të ulen dhe të ngrihen nga një pistë e shkurtër, si ajo e “London City”. Avioni AZ227 duhet të ishte nisur në orën 13.45 (ora lokale, 14.45 në Itali), por kushtet e vështira të motit bënë të nevojshme lehtësimin e avionit duke lënë disa persona të zbrisnin.

Në fillim – tregojnë gazetarët me video dhe postime në rrjetet sociale – ekuipazhi kërkoi 5 vullnetarë (4 burra dhe një grua), më pas e ngritën numrin në 6 (5 burra dhe një grua), duke premtuar një kupon prej 250 eurosh shpërblim.

Në videon e realizuar nga reporteri sportiv Alessandro Alciato, shihet kolegia Alessia Tarquinio, duke përkthyer kërkesën për të gjithë pasagjerët.

Në një video tjetër, gazetari dhe prezantuesi i televizionit, Gianluigi Nuzzi ndërhyn: “Kemi ngelur në aeroplan prej dy orësh sepse, thonë, ka erë dhe avioni peshon shumë”, komenton ai.

Pesha e tepërt, u përllogarit, ishte rreth 700 kilogramë, duke marrë parasysh personat që do të hiqeshin dhe bagazhet e tyre.

Përballë dështimit në kërkimin e vullnetarëve, Tarquinios i ra në dorë për të komunikuar rrezikun e vijës së ashpër.

“Nëse këta gjashtë vullnetarë nuk dalin, ‘Ita’ vendos në bazë të kostos së biletës së bërë. Pra, ata që paguanin më pak, ndoshta do të qëndrojnë këtu”, përktheu gazetari.

Duke shtuar se gjashtë të zbarkuarit do të ishin transferuar në aeroportin tjetër të Londrës, Heathrow, për t’u dërguar në Milano.

Përfundimisht vullnetarët u gjetën dhe fluturimi u ngrit në orën 16.30 (17.30 me orën italiane) dhe u ul në orën 19.12 në Linate.

“Ngjarja varej nga kushtet e motit në kryeqytetin anglez – të cilat tashmë ishin kritike që nga fillimi i ditës për shkak të erërave të forta dhe shiut – dhe që çuan në kufizime shtesë operacionale në të vetmen pistë të aeroportit, e cila u bë e përdorshme për shkak të erës”, shpjegon ‘Ita’ në një komunikatë.

London City është aeroporti më i vogël në kryeqytetin britanik. Duke pasur parasysh vendndodhjen e saj brenda qytetit, pista është vetëm 1.508 metra e gjatë dhe 30 e gjerë.

Jo vetëm kaq: prania e rrokaqiejve aty pranë, kërkon një ngjitje më të pjerrët se normalja dhe për këtë pilotët duhet të kenë kualifikime të veçanta.

Kufizime vendosen edhe për avionët që nuk mund të jenë shumë të mëdhenj, kështu që “Airbus A320” dhe “Boeing 737” nuk mund të fluturojnë në aeroport.

You may also like