Avionët e oligarkut rus, Abramovich sekuestrohen në Britaninë e Madhe

by admin
Spread the love

Avionët e oligarkut rus sekuestrohen në Britaninë e Madhe

Dy avionë privatë në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar janë sekuestruar nga qeveria britanike.

Avionët që i përkisnin manjatit miliarder të naftës Eugene Shvidler ishin nën hetim në aeroportet Farnborough dhe Biggin Hill për tre javë. Sekretari i Transportit në Britani, Grant Shapps, tha se miqtë e Putinit nuk duhet të shijojnë luksin ndërsa njerëz të pafajshëm vdesin në Ukrainë.

Shvidler u sanksionua për lidhjet e tij të biznesit me pronarin e Chelsea-s Roman Abramovich .

Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.2 miliardë £, thotë qeveria, ndërsa avionët e sekuestruar besohet të kenë vlerë deri në 60 milion dollarë (45 milion £).

You may also like