Avionë izraelitë, leje për fluturim mbi Saudi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Linjat ajrore izraelite kanë marrë leje për të fluturuar mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, raportojnë mediat izraelite.

Kanali I24NEWS raportoi të enjten se linjat ajrore izraelite El Al, Israir dhe Arkia kishin marrë miratimin për të fluturuar mbi hapësirën ajrore saudite, me miratimin që hyri në fuqi të mërkurën.

Arabia Saudite do të lejojë gjithashtu kompani të tjera të huaja të kryejnë fluturime drejt Izraelit përmes hapësirës së saj ajrore.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite njoftoi më 15 korrik se vendi do të hapë hapësirën e tij ajrore “për të gjitha linjat ajrore që plotësojnë kërkesat e autoritetit për fluturim”.

Nuk ka marrëdhënie diplomatike

Vendimi i vendit për të hapur hapësirën ajrore për të gjitha linjat ajrore, përfshirë ato izraelite, erdhi përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Jeddah.

Pas vendimit, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan konfirmoi se ky hap “nuk do të thotë vendosje e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin dhe as ndonjë hap tjetër”.

Arabia Saudite nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Tel Avivin derisa të zgjidhet çështja palestineze. /tesheshi.com/

You may also like